Incidenti në burgun e Shutkës, Osmani: Përgjegjësia është e udhëheqësisë
maqedonia
Incidenti në burgun e Shutkës, Osmani: Përgjegjësia është e udhëheqësisë

Incidenti në burgun e Shutkës, Osmani: Përgjegjësia është e udhëheqësisë

Shkup, 23 shkurt - Organet kompetente nëpër burgjet e vendit kanë për obligim që çdo personi të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit ti garantojnë sigurinë, thotë për TVM2 ish gjykatësi Sejfulla Osmani. Edhe pse gjykata duhet të mbikqyrë në vazhdimësi punën e burgjeve, përgjegjësia dhe obligimet sërish mbeten mbi udhëheqësinë e shtëpive ndëshkuese përmirësuese.

“Gjykata duhet ta mbikqyrë të njëjtën, por përgjegjësia bie mbi drejtorinë dhe udhëheqësinë e çdo institucioni që merret me ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Mendoj se në këtë rast kemi të bëjmë me një problem që është shkatuar nga neglizhenca apo pakujdesia që kanë pasur të autorizuarit që kanë qenë në ndërrim. Mendoj se është përgjegjësi edhe e drejtorisë që edhe vet vendosjen e personave që janë të privuar dmth që ju është shqiptuar masa e paraburgimit të kenë kujdes se si do i vendosin dhe të njëjtit ti sistemojnë në formë që të mos ketë fërkime ose konflikte mes tyre” – tha ish gjykatësi, Sjefulla Osmani.

Osmani duke mos dashur të komentojë për arsyet e incidentit, nëse i njejti është shkaktuar për ti ikur masës së paraburgimit apo për tu zëvendësuar me ndonjë masë më të lehtë, u përgjigj shkurt se incidenti nuk paraqet arsye për zëvendësim me masë më të lehtë.

“Nuk mendoj se është një nga arsyet prej të cilave mund të hiqet masa e arrestit” – u shpreh Osmani.

Kryeministi Zaev dhe Ministra Deskoska ditë më parë paralajmëruan hetim për zbardhjen e rastit si dhe kërkuan dorëheqje nga drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski. Ndërkohë ky i fundit pranoi kërkesën ku të hënën do ta dorëzojë dorëheqjen së bashku me raportin për sulmin fizik.

Ish ministrant e arrestuar Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski nga dita e mërkurë janë në paraburgim në burgun e Shutkës nën dyshimin për rrezikim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë, ne ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

© ZHURNAL 23.02.2019, 22:33 | B.M. | 7,769 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."