Familja Pajaziti ka nevojë për strehim rrezikojnë të ngelin rrugëve me dy fëmijë të vegjël
maqedonia
Familja Pajaziti ka nevojë për strehim rrezikojnë të ngelin rrugëve me dy fëmijë të vegjël

Familja Pajaziti ka nevojë për strehim rrezikojnë të ngelin rrugëve me dy fëmijë të vegjël

Shkup, 23 shkurt - Pronari i shtëpisë ku familja ka qëndruar me qira, u ka thënë që të largohen për shkak se dëshiron ta shesë shtëpinë. Në këtë shtëpi Familja Pajaziti ka paguar qira vetëm 3 mijë denarë, ndërsa tani nuk mund të gjejnë ndonjë strehim tjetër me këtë çmim.

“Kohën e fundit kam probleme me mesin, jam pa ndihmë sociale, me qira jam këtu, pronari i shtëpisë më ka lajmëruar se do ta shesë shtëpinë, dhe se duhet të lëshojë shtëpinë. Unë të ardhura nuk kam prej askund, nuk e di ku të shkoj. E vetmja shpresë është që me dalë në rrugë dhe në park, tjetër vend nuk kam ku të shkoj”, Bashkim Pajaziti Ushqimi i zakonshëm i fëmijëve është fasulja. Shpesh herë për ushqim ju ndihmojnë fqinjët dhe njerëzit humanë.

I vetmi person që punon në këtë shtëpi është Afërdita Pajaziti e cila është nëna e dy fëmijëve. Ajo thotë se pastron shtëpitë, por jo çdo ditë ka punë.

“Më e rënda është kur na thonë që edhe kaq do të rrini këtu dhe duhet të lëshoni shtëpinë. Kjo fjalë të hyn në krye, dhe as gjumin gjumë s’mund të bësh. Vetëm mendon ku të shkosh, po ku do shkosh se, s’ke ku shkon. Me burrin konsultohem, fëmijët ende nuk e dijnë”, tha Afërdita Pajaziti

Kjo familje nuk ka të ardhura të sigurta mujore. Nuk marrin as ndihmë sociale. Familja katërantarëshe kërkon nga të gjithë personat human me aq sa kanë mundësi, të ndihmojnë dhe të kalojnë këto ditë të vështria./21Media

© ZHURNAL 23.02.2019, 21:17 | B.M. | 5,554 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."