LSDM: Siljanovska ju nënshtrua Gruevizmit
maqedonia
LSDM: Siljanovska ju nënshtrua Gruevizmit

LSDM: Siljanovska ju nënshtrua Gruevizmit

Shkup, 23 shkurt - Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “u konfirmua ajo që publiku tashmë shumë mirë e dinë, se zgjidhje e kandidates së Mickoskit ishte farsë e thjeshtë, ai vet e zgjodh”.

Sipas LSDM-së, për shkak të mbështetjes së humbur nga qytetarët por edhe nga partia brenda, Mickoski i detyroi anëtarët e VMRO-DPMNE-së të mbledhin nënshkrime.

“Për shkak se dihet se nuk e kanë besimin as tek anëtarët e vet, Mickoski dhe Siljanovska kërkojnë nga to të konfirmojmë se kanë nënshkruar me të ashtuquajturën ‘selfie'”, thonë nga LSDM.

© ZHURNAL 23.02.2019, 20:49 | Xh.I. | 2,140 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."