Arsovski: Një kandidat maqedonas më mirë do kalonte te shqiptarët, sesa një shqiptar te maqedonasit
maqedonia
Arsovski: Një kandidat maqedonas më mirë do kalonte te shqiptarët, sesa një shqiptar te maqedonasit

Arsovski: Një kandidat maqedonas më mirë do kalonte te shqiptarët, sesa një shqiptar te maqedonasit

Shkup, 23 shkurt - Derisa opozita në Maqedoninë e Veriut vazhdon fushatën me kandidaten e saj për presidenti shteti, partitë në pushtet ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin e tyre që do të garonte në zgjedhjet presidenciale më 21 prill.

Lidhja Social-Demokrate (LSDM) ka vazhduar kontaktet me partitë politike që janë pjesë e Qeverisë, por edhe me ato opozitare shqiptare, megjithatë deri më tani pa ndonjë epilog konkret.

Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, thotë se partitë po bëjnë përpjekje për të hequr dorë nga praktika e deritanishme e kandidimit të njerëzve të dëshmuar partiakisht, ndërsa sa i përket përkatësisë etnike të kandidatëve thekson se perceptimi i qytetarëve ka ndryshuar për dallim nga e kaluara.

“Sa i përket përkatësisë etnike të kandidatëve, mendoj se për dallim nga e kaluara, tani kemi një situatë më të relaksuar dhe bashkësitë etnike pranojnë që kandidati që të jetë i një bashkësie tjetër etnike, por besoj se një kandidat maqedonas për president më mirë do të kalonte te shqiptarët, sesa një shqiptar te maqedonasit, kjo për shkak të përqindjes së popullatës”, thotë Arsovski.

Kandidatin për president, LSDM-ja ka paralajmëruar se do ta zyrtarizojë më 3 mars në kongresin e partisë. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në dy rrethe zgjedhore, më 21 prill dhe 5 maj. Fushata nis në fillim të prillit dhe zgjat 20 ditë.

© ZHURNAL 23.02.2019, 20:53 | Xh.I. | 8,198 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."