Najçevska: Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet t`i jep fund kulturës së nepotizmit
maqedonia
Najçevska: Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet t`i jep fund kulturës së nepotizmit

Najçevska: Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet t`i jep fund kulturës së nepotizmit

Shkup, 23 shkurt - Rrënjët e nepotizmit duket qartë se po kalbin në masë të pariparueshme themelet e institucioneve të shtetit, thonë ekspertët juridikë. Ata theksojnë se Maqedonia e Veriut nëse synon të bëhet pjesë e familjes evropiane, duhet sa më parë duhet të fillojë pikërisht me dhënien fund të kulturës së nepotizmit.

Këto reagime vijnë pasi për çdo ditë mësohet se familjarët e zyrtarëve të lartë të shtetit sistemohen në vende pune në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike, ku pagat janë nga më të larta.

Mirjana Najcevska, ish-kryetare e Komitetit të Heksinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se punësimet partiake nuk paraqesin vetëm akt moral apo etik, por problem që tregon se i tërë sistemi është jofunksional sa i përket administratës shtetërore.

"Në punësimin e të afërmeve të funksionarëve të lartë të shtetit nuk kanë marrë pjesë vetëm politikanët me ndikimin e tyre, por këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, këshillat mbikëqyrës që veprojnë në këto institucione. Pastaj, këtu e kemi Ministrinë e Financave që ka dhënë pëlqim për këto punësime dhe në fund si kulm është vetë Qeveria, e cila në pozita udhëheqëse vendos persona të tillë që janë të gatshëm të ushtrojnë influencë, madje edhe duke shkelur ligjin për të favorizuar të afërmit".

"Pra, bëhet fjalë për një problem të thellë të mosfunksionimit të sistemit, problem ky që duhet të ballafaqohemi sa më parë për ta zgjidhur dhe jo çështja të adresohet tek aspekti moral", thotë Najçevska.

© ZHURNAL 23.02.2019, 21:45 | Xh.I. | 4,160 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."