Familjarët e të zhdukurve në protesta të hënën para parlamentit
maqedonia
Familjarët e të zhdukurve në protesta të hënën para parlamentit

Familjarët e të zhdukurve në protesta të hënën para parlamentit

Shkup, 23 Shkurt, Zhurnal.mk – Familjarët e të zhdukurve në Maqedoni të Veriut pos dhembjes për të zhdukurit e tyre, tash janë mbushur përplot pezëm edhe ndaj autoriteteve vendore.

Në shenjë pakënaqësie me punën e autoriteteve shtetërore për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre, ata të hënën në Shkup do të dalin në protesta për të kërkuar më shumë angazhim nga qeveria për çështjen e të zhdukurve si dhe rritjen e masave të sigurisë për qytetarët.

Nisma për organizimin e protestës « Çka po ndodhë në Maqedoni ? » është marrë nga familjarët e të riut Pineta Sakondo-Pinot (26 vjeç), nëna e të cilit, Maja Trpkovska, tha për portalin A1on se protesta do të organizohet para parlamentit ora 16:30.

Po bëhen 73 ditë e familjarët e Pinetas nuk kanë ndonjë lajm për fatin e saj.

Në protestë do të ketë jenë edhe familjarët e të zhdukurit Arben Asllanit.
Kështu tha për Zhurnal.mk, Faiku, vllau i Arbenit i cili është zhdukur para një muaji, më saktësisht në natën e 23 Janarit.

Sipas të dhënave të MPB në 2015 ka pasur 297 të lajmëruar si të zhdukur, në vitin 2016 numri ishte në 230, në 2017 ai u rrit në 417, e në 2018 ra në 370.

Nga viti 2014 deri në 2018, numri i përgjithshëm i qytetarëve të lajmëruar për të zhdukur ishte 2008 e prej tyre, fati i 1876 është zbardhur, sipas MPB-së.

© ZHURNAL 23.02.2019, 12:54 | B.M. | 11,965 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."