" AZIZ POLLOZHANI TË JEP DORËHEQJE" Familjarët e viktimës së Llaskarcës V.H. fajsojn Aziz Polozhanin si fajtorin kryesor për humbjen e saj (dokument)
maqedonia
" Aziz Pollozhani të jep dorëheqje" Familjarët e viktimës së Llaskarcës V.H. fajsojn Aziz Polozhanin si fajtorin kryesor për humbjen e saj (dokument)

" Aziz Pollozhani të jep dorëheqje" Familjarët e viktimës së Llaskarcës V.H. fajsojn Aziz Polozhanin si fajtorin kryesor për humbjen e saj (dokument)

Shkup, 23 shkurt - Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga të afërmit e viktimës V.H. flasin se në aksidentin të Llaskarcës e punësuar në Universitetin "Nënë Tereza" ishte detyruar që të paraqitet në punë edhe pse nuk ka pasur kurrfar obiligimi të punës.

Informatat tona flasin se V.H. që ishte punësuar në univrersitetin Nënë Tereza për shkak të dyshimeve për mallverzime dhe taktizime që kishte bërë rektorati i këtij univetsiteti i kishte pamundësuar marrjen e pushimit të lindjes. E ndjera kishte kaluar në komisionin recenzues i cili kishte dhënë mendim pozitiv për punësimin e të njejtës qysh në muajin Nëntor të vitit 2017.

Mirëpo sipas informacioneve tona jozyrtare dyshohet se kapricet e rektorit Aziz Polozhani që mos të pranoj sugjerimin e komisionit recenzues ka vonuar vendimin gjegjësisht nënshkrimin e kontratës së punës për të ndjerën deri në muajin Mars të vitit 2018 me ç'rast e ndjera ka humbur mundësin për marrjen e pushimit të lindjes.

Malltretimi i të ndjerës nuk ka përfunduar me këtë, informatat flasin se e ndjera ka qen e detyruar pas lindjes gjatë kohës së ligjëratave të vij me fëmijën e vogël që ka qëndruar poshtë ndërtesave të universitetit së bashku me një të afërm të viktimës.

Mirëpo këtu nuk përfundon gjithçka, ditën tragjike V.H. ka qen e detyruar të udhëtoj për në Shkup vetëm që të paraqitet në punë edhe pse nuk ka pasur kurrfar obiligimi të punës. E ndejra ka qëndruar në objektin e universitetit deri afër orës 16:00 kur ka lëshuar objektin e universitetit për të marr rrugën për udhëtimin e saj të fundit.

Informacionet tona flasin se rektori nuk ka qen i mirëseardhur në familjen e të ndjerës të cilët fajsojnë Aziz Pollozhanin si një ndër fajtorët kryesor për humbjen e bijës së tyre. Gjithashtu thumbime me fjalë janë paraqitur edhe në komentet e rrjeteve sociale nga profesorë universitar të së ndjerës që si duket kan qen të informuar për këto peripeci të viktimës.                                  

Mosprania e rektorit në varrimin e të ndjerës edhe më shumë vërteton informacionet lidhur me këtë rast.

Të afërmit pohojn se më e pakta që mund të bën rektori është dorëheqja e tij morale për shkak të këtij rasti.

© ZHURNAL 23.02.2019, 10:59 | B.M. | 308,472 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."