FSSHM: Rritja e kuotave për 12.000 denarë për ISH-farmacitë për muajin shkurt
maqedonia
FSSHM: Rritja e kuotave për 12.000 denarë për ISH-farmacitë për muajin shkurt

FSSHM: Rritja e kuotave për 12.000 denarë për ISH-farmacitë për muajin shkurt

Shkup, 18 shkurt – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë bëri të ditur se ka marrë vendim për rritke lineare të kuotave për 12.000 denarë shtesë për çdo institucion shëndetësor – farmaci, përveç për farmacitë me kuotë mujore maksimale prej 650.000 denarë për muajin shkurt.

Me këtë masë shtesë, theksohet në kumtesë, Fondi siguron vlerë shtesë prej mbi nëntë milionë denarë për muajin shkurt, që do të kontribuojë për qasje të medikamenteve me recetë për personat e siguruar gjatë muajit. Nga Fondi informojnë se shkaqet për këtë masë shtesë janë gripi sezonal, shpallja e epidemisë të fruthit, si dhe shfrytëzimi i konsiderueshëm i kuotave për muajin shkurt, në përfundim me datën e sotme.

Kjo rritje lineare do të vlejë vetëm për muajin shkurt të vitit 2019. Fondi vazhdon ta ndjekë me kujdes gjendjen me qasjen e medikamenteve me recetë në farmacitë. me qëllim që personat e siguruar të marrin sigurim me kohë dhe cilësor të medikamenteve me recetë, qëndron në kumtesë./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.02.2019, 09:06 | Z.H. | 946 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."