Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari
maqedonia
Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari

Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari

Shkup, 19 shkurt - Nëse do të rekomandohet përkujtimi i përbashkët i Mbretit Samoil, Goce Dellçevit, Kryengritjes së Ilindenit janë mes ngjarjeve dhe personave për të cilat do të debatojë në takimin e katërt Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore i formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Drejtori i Institutit të historisë kombëtare, profesor Dragi Gjeorgjiev për MIA-n deklaroi se pritet të vazhdohet me punën në temat nga takimi i mbajtur paraprakisht në Sofje, para se gjithash, për mbretin Samoil, si dhe vërejtjet në tekstet shkollore të historisë nga klasa e V dhe VI, të cilat tashmë janë bërë dhe janë këmbyer mes të dy palëve me qëllim që të tejkalohen interpretimet problematike.

Materiali që është lëndë e punës së Komisionit e përfshin periudhën e parahistorisë, për antikën dhe për shekullin e mesëm, në të cilat interpretimet e ndryshime në praktikë fillojnë në shekullin e mesëm, ndërsa vëllezërit Kirili dhe Metodi dhe shteti i Samoilit janë dy elementet ku ka mospajtimet më të mëdha nëpër libra.

Zgjidhjen e sheh në analizën kritike të narrativeve historiografike në të dy vendet dhe në respektimin e ndërsjellë të qytetarëve dhe kulturave të të dy vendeve.

Përndryshe, në takimet e komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari mbahen në Bullgari dhe vendin tonë, ndërsa kësaj here nikoqir është ana e Maqedonisë.

© ZHURNAL 19.02.2019, 09:30 | Xh.I. | 1,344 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."