Debat ekspertësh për luftën kundër diskriminimit
maqedonia
Debat ekspertësh për luftën kundër diskriminimit

Debat ekspertësh për luftën kundër diskriminimit

Shkup, 19 shkurt– Ekspertë nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia, sot në Shkup do të debatojnë për luftën kundër diskriminimit, që jashtëzakonisht i kufizon potencialet e një shoqërie dhe pamundëson realizimin e të drejtave themelore të personave si pjesëtarë të grupeve të caktuara.

Debati me temë “Përmes mosdiskriminimit deri në mundësi të barabarta: legjislatura evropiane dhe politikat dhe praktikat kombëtare”, organizohet në kuadër të sesionit të katërt në Grupin punues 2, për politikë sociale dhe punësim – kapitulli 19, nga Konventa Kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kujdes i veçantë do t’i kushtohet direktivave të Bashkimit Evropian për parandalimin e diskriminimit në disa sfera. Lufta kundër diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike apo racore, fetare, gjinore, orientim seksual, ekzistimi i aftësive të kufizuara mendore apo trupore, bindjeve politike ose përkatësive partiake është sferë e rëndësishme në Kapitullin e 19 për punë politike dhe punësim.

Shtetet kandidate për aderim drejt Bashkimit Evropian duhet të krijojnë kushte juridike, burimore, materiale dhe të tjera për secilin që të ketë mundësi t’i realizojë potencialet e veta. Një legjislacion i mirë që do të ishte realizuar në mënyrë të përshtatshme mund të realizonte ndikim më të madh në tejkalimin e paragjykimeve në bazë të së cilave bazohet diskriminimi.

Për realizimin e parimeve propozohen mjete të shumta politike, ekonomike dhe kulturore që do të diskutohen në seancën e radhës./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.02.2019, 09:01 | Z.H. | 321 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."