Kujdes kur të parkoheni në Qendër, të drejtë parkimi kanë vetëm...
maqedonia
Kujdes kur të parkoheni në Qendër, të drejtë parkimi kanë vetëm...

Kujdes kur të parkoheni në Qendër, të drejtë parkimi kanë vetëm...

Shkup, 19 shkurt – Ndërmarrja publike Parkingjet e komunës Qendër sjell ndryshime në mënyrën e shfrytëzimit të vendparkimeve rezidente me të cilat operon, apo prej tani ato do të jenë të dedikuar vetëm për banorët të cilët jetojnë në atë rrethinë.

Nga PKQ sqarojnë se ndryshimet sillen me qëllim t’u mundësohet banorëve të komunës Qendër pa pengesë të përdorin zonat rezidente për punët e tyre vetanake.

“Me këto ndryshime do të vihet rend në parkimin me të cilin operon Ndërmarrja me qëllim lirimin e trotuareve, zonave këmbësorike dhe sipërfaqeve publike nga parkimi jo i rregullt i automjeteve”, thonë në PKQ.

Në dy muajt e ardhshëm, mbikëqyrës të kësaj Ndërmarrje do të japin vërejtje për gjitha automjetet që do të hasen në parkingjet rezidente ose rrugët rezidente, ndërsa nuk janë shfrytëzues- rezident të sektorit ku janë parkuar, ndërsa nga 10 prilli ata të cilët do të veprojnë kundër do të sanksionohen me vënien e mjetit mekanik “bllokues” ose do të mënjanohen me automjetin special “karrotreci”./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.02.2019, 12:29 | Z.H. | 3,596 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."