5% paga më të larta për punëtorët e minierës SASA
maqedonia
5% paga më të larta për punëtorët e minierës SASA

5% paga më të larta për punëtorët e minierës SASA

Makedonska Kamenicë, 19 shkurt – Ekipi menaxhues i minierës për plumb dhe zink SASA solli vendim për rritjen e re të pagave mujore të të gjithë të punësuarve për pesë për qind, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Me këtë rritje të re, siç potencojnë nga kompania, pagat në minierën SASA do të jenë deri 30 për qind më të larta nga pagat mesatare në industrinë e minierës së vendit.

“Rritja e pagave e të gjithë të punësuarve në minierën SASA filloi në prill të vitit të kaluar, kur udhëheqësia e kompanisë e publikoi dinamikën me të cilën do të zhvillohet ky proces.

“Me vendimin më të ri për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve konfirmojmë se mbetemi konsekuentë në premtimet tona dhe kërkesa për rritjen e mirëqenies dhe sigurisë sociale të të gjithë të punësuarve në SASA. Edhe në këtë rast mund të konfirmojë se mirëqenia, së bashku me sigurinë dhe shëndetin e të gjithë të punësuarve mbeten prioritetet tona më të larta në të cilat ne edhe më tutje do të vazhdojmë të investojmë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i minierës SASA, Oleg Tellnoj.

“Përskaj rritjes dhe harmonizimit së pagave sipas pozicioneve, miniera SASA në periudhën e kaluar ka bërë investime plotësuese në modernizimin e sistemeve për transport të organizuar dhe në ushqimin e të punësuarve, si dhe në segmentet e tjera që kanë ndikime ndaj përparimit në kushtet e përgjithshme për punë në kompleksin e minierës”, thonë nga kompania./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.02.2019, 12:27 | Z.H. | 575 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."