Gruevski: Ahmeti është person i cili e mbanë fjalën
maqedonia
Gruevski: Ahmeti është person i cili e mbanë fjalën

Gruevski: Ahmeti është person i cili e mbanë fjalën

Shkup, 19 shkurt - Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, tanimë azilant në Hungari, në një intervistë për Televizionin "Pink" të Beogradit thotë se Ali Ahmeti është person i fjalës, transmeton Zhurnal.

Ai tregon edhe disa detaje se pse dështoi marrëveshja për formimin e Qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në vitin 2016.

"Kur i filluam negociatat me BDI-në për Qeverinë e re pas zgjedhjeve në vitin 2016, ai më tha se kanë dy opsione. Ose të bën koalicion me VMRO-DPMNE-në ose të shkohet në zgjedhje të reja. Dhe këtë e tha në prezencë prej së paku 3 personave. Me këtë ai paralajmëroi se nuk ka asnjë qëllim të bën koalicion me të tjerët. Dhe mendoj se atëher ai foli sinqerisht. Sepse ai e vendosi tezën në Maqedoni, fituesi me fituesin. Fituesi te partitë maqedonase dhe fituesi te partitë shqiptare të bëjnë koalicion. Ai është person që e mbanë fjalën, dëshiron ta mbanë premtimin, nuk dëshiron të vihet në situatë që të gënjen", tha azilanti Gruevski në një intervistë për Pink.

© ZHURNAL 19.02.2019, 12:13 | Xh.I. | 16,524 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."