Loazo: Franca dëshiron të jetë më e pranishme në Ballkan
maqedonia
Loazo: Franca dëshiron të jetë më e pranishme në Ballkan

Loazo: Franca dëshiron të jetë më e pranishme në Ballkan

Bruksel, 19 shkurt – Sekretarja shtetërore franceze për çështje evropiane Natali Loazo, e cila merr pjesë në Këshillin ministror në Bruksel, për MIA-n deklaroi se Franca dëshiron të jetë më e pranishme në Ballkan, por që për negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut “nuk duhet të përshpejtohet”.

Natali Loazo të martën e ardhshme do t’i vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për herë të parë.

Kuptohet jam e lumtur që shkoj në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimit të fundit historik të ngjarjeve. Për mua e rëndësishme është të shkoj në këto vende të cilat kanë perspektivë evropiane, sepse kanë histori evropiane, gjeografi dhe civilizim, që nuk do të thotë se duhet të shpejtohet me negociatat, së pari duhet të reformohet Evropa, këto vende duhet të evaluojnë, të shkojnë në drejtim të mirë”, thotë Loazo. Megjithatë Loazo konsideron se Bashkimi Evropian nuk guxon t’i lëshojë vendet nga kontrolli.

Nëse u themi se duhet të shkojnë në atë drejtim, duhet edhe t’u bashkangjitemi dhe atë do ta bëj, duke shpresuar se edhe Franca do të jetë gjithmonë e më e pranishme në Ballkan se sa që ishte viteve të fundit”, tha Loazo.

© ZHURNAL 19.02.2019, 11:40 | Z.H. | 605 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."