“27 prilli”, Pepiç: Në Kuvend isha për të informuar shërbimin, jo për të sulmuar deputetët
maqedonia
“27 prilli”, Pepiç: Në Kuvend isha për të informuar shërbimin, jo për të sulmuar deputetët

“27 prilli”, Pepiç: Në Kuvend isha për të informuar shërbimin, jo për të sulmuar deputetët

Shkup, 19 shkurt - Zyrtari i inteligjencës, Munir Pepiç i cili është i akuzuar për sulm të dhunshëm në Kuvend, gjegjësisht për dhunë kundër deputetit Zijadin Sela, në fjalët e tij përfundimtare theksoi se ai nuk është pjesë e asnjë kërcënimi terrorist dhe se pamjet që u paraqitën në proces tregojnë se ai nuk ka kryer sulm fizik ndaj askujt.

Ai gjithashtu thekson se ditën e përgjakshme ndihmoi të plagosurit dhe shërbeu në nxjerrjen e tyre nga Kuvendi, gjë që sipas tij mund të argumentohet nga deklaratat e dëshmitarëve në procesin gjyqsor.

Pepiç tha se ai kishte hyrë në qendrën për shtypit të Kuvendit ku edhe ishte sulmuar Ziadin Sela, por për të informuar shërbimin për atë që po ndodhte brenda.

© ZHURNAL 19.02.2019, 11:39 | Xh.I. | 969 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."