EDITORIAL Qershori po afrohet, Shqipëria drejt krizës e Maqedonia e Veriut stabilizohet
maqedonia
Editorial Qershori po afrohet, Shqipëria drejt krizës e Maqedonia e Veriut stabilizohet

Editorial Qershori po afrohet, Shqipëria drejt krizës e Maqedonia e Veriut stabilizohet

Tiranë, 19 Shkurt, Zhurnal.mk – Shqipëria po futet në një krizë të re të brendshme institucionale pikërisht kur po afrohet qershori, muaj ky në të cilin vendet anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të vendosin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në fund të këtij viti.

E kundërta po ndodhë në Shqipëri këtyre ditëve pas vendimit të dy partive opozitare, PD dhe LSI, që pos protestave të reja tash edhe të largohen nga parlamenti.

Pak ditë pasi që autoritetet italiane lavdëruan autoritetet e Shqipërisë për arritje të mira të reja në betejën kundër krimit të organizuar, përkatësisht kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, të dy këto parti organizuan një protestë në kryeqytet. Protesta u shndërrua në përplasje me organet e rendit.

Dy ditë më pas PD dhe LSI vendosën që të ‘djegin’ mandatet e tyre në parlament dhe insistojnë për një qeveri kalimtare dhe organizim të zgjedhjeve të hershme, të cilat Kryeministri Edi Rama i refuzon.

Reagimet e para nga Komisioni Evropian në Bruksel për situatën e re të krijuar në Shqipëri nuk ishin të mira. Zëdhënësja Maja Kocijancic tha se situata e re e krijuar nuk pritet që të ndikojë për të mirë për shpresat e Shqipërisë për vendim pozitiv të vendeve anëtare në Qershor.

Vendet që e bllokuan vendimin e BE-së në qershorin e 2018 tash mund të shfrytëzojnë edhe krizën e re në Shqipëri për të krijuar pengesa të reja, përkundër përparimeve të arritura deri më tash përmes vetingut në betejën kundër korrupsionit në strukturat e drejtësisë dhe betejës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis.

Megjithatë, mbetet që të shihet se si do të trajtohet situata e re e krijuar nga PD dhe LSI nga vendet anëtare të BE-së në Qershor, por shenjat e para nuk janë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

E ndërkohë, Maqedonia e Veriut, i ka të gjithë parametrat për një vendim pozitiv të BE-së në qershor për hapje të bisedimeve në fund të 2019.

Me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit e fillimit të zbatimit të saj, që me ndryshimin e kushtetutës dhe përdorimit të emrit të ri, Maqedonisë i janë hapur të gjitha rrugët për vendim pozitiv në qershor.

Me dy situata të ndryshme në këto dy vende, BE edhe mund të sjellë dy vendime të ndryshme ; për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë.

Paralajmërimet e vazhdimit të protestave në Tiranë nuk sinjalizojnë qetësim situata në Shqipëri.

Nëse ato do të jenë të njëjta si të së shtunës me përplasje midis protestuesve dhe policisë situata edhe mund të përkeqësohet dhe të rëndohet edhe më shumë, e kjo mund të bëjë që kundërshtarët brenda BE-së të hapjes së bisedimeve përsëri të gjejnë arsye shtesë për bllokim siç ditën të bëjnë edhe vitin e kaluar.

© ZHURNAL 19.02.2019, 11:21 | Xh.I. | 10,522 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."