STATISTIKAT Shqiptarët martohen më së shumti në Evropë, maqedonasit të fundit
maqedonia
Statistikat Shqiptarët martohen më së shumti në Evropë, maqedonasit të fundit

Statistikat Shqiptarët martohen më së shumti në Evropë, maqedonasit të fundit

Shkup, 18 shkurt - Shqipëria ka numrin më të lartë të njerëzve që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në të gjithë Evropën. Gjatë 2017-s u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” bazuar në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT.

Po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës kanë një numër të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë, megjithëse nuk janë përditësuar të dhënat e 2017-s. Sipas EUROSTAT-it, në Kosovë gjatë 2016-s u lidhën rreth 9 martesa për 1000 banorë, 1 martesë më shumë se në Shqipëri. Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët martohen më shumë.

Në Serbi numri i martesave për 1000 në 2017-n ishte 5.1 martesa për 1000 banorë, në Malin e Zi 5.3 dhe në Maqedoni me 6.6 për 1000 martesa. Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Evropian gjatë 2017-s ishte 4.3 për 1000 banorë. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Evropian (BE) me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3). Në të kundërt, norma më të ulët e martesave në të gjithë Evropës ishte 3 martesa për 1,000 banorë, të cilat u raportuan në Slloveni (3.1), Itali dhe Luksemburg (të dyja 3.2) dhe Portugali (3.3).

© ZHURNAL 18.02.2019, 23:24 | T.E. | 4,442 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."