Aksident në afërsi të fshatit Dobrosht, një person vdes dhe një lëndohet rëndë
maqedonia
Aksident në afërsi të fshatit Dobrosht, një person vdes dhe një lëndohet rëndë

Aksident në afërsi të fshatit Dobrosht, një person vdes dhe një lëndohet rëndë

Tetovë, 18 shkurt – 50 vjecari banorë i fshatit Dobrosht ka humbur jetën ndërsa një person i gjinisë femërore është lënduar rëndë ku po trajtohet në spitalin e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ndodhur sot pasdite në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë në afërsi të fshatit Dobrosht.

Sipas informacioneve të para në aksident janë përfshirë një traktor dhe një makinë e tipit Golf. Krahas viktimës dhe të lënduarës e dëmtuar ka qenë edhe një makinë e parkuar në afërsi të vendit të aksidentit.

© ZHURNAL 18.02.2019, 19:50 | T.E. | 10,441 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."