Autobusi Shkup-Gostivar i stërmbushur, udhëtarët qëndrojnë në këmbë (Video)
maqedonia
Autobusi Shkup-Gostivar i stërmbushur, udhëtarët qëndrojnë në këmbë (Video)

Autobusi Shkup-Gostivar i stërmbushur, udhëtarët qëndrojnë në këmbë (Video)

Shkup, 18 shkurt - Autobusi i kompanisë Euro-Turist që po udhëton nga Shkupi për në Gostivar, është stërmbushur nga udhëtarët dhe disa prej tyre po qëndrojnë në këmbë. Duke i pasur ende të freskëta pamjet trishtuese të aksidentit tragjik që ndodhi vetëm 5 ditë më parë, udhëtarët të trishtuar adresuan këtë video në redaksinë e Televizionit Alsat. Ata shprehen të revoltuar ndaj kësaj dukurie dhe kërkojnë që të shtohen kontrollet policore me qëllim që të evitohen aksidentet e mundshme.

© ZHURNAL 18.02.2019, 19:22 | T.E. | 21,165 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."