Zyberi: Ka indikacione se partitë në pushtet do të arrinë marrëveshje për kandidat të përbashkët
maqedonia
Zyberi: Ka indikacione se partitë në pushtet do të arrinë marrëveshje për kandidat të përbashkët

Zyberi: Ka indikacione se partitë në pushtet do të arrinë marrëveshje për kandidat të përbashkët

Shkup, 18 shkurt - Analistët thonë se ka indikacione se LSDM dhe BDI do të arrinë marrëveshje për kandidat konsensual  për President të vendit. Sipas tyre zgjedhje e ardhshme presidenciale do të kenë karakter bipolar, transmeton Zhurnal.

Pas takimit të djeshëm punues partitë e Koalicionit të udhëhequra nga LSDM-ja, arritën marrëveshje në nivel të liderëve, të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët për president të shtetit, si dhe bashkërisht të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që në raundin e parë, analistët thonë se qytetarët do të zgjedhin mes dy kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kjo vjen pasi VMRO-DPMNE zgjedhi profesoreshën Gordana Siljanovska për kandidat të tyre, ndërsa në drejtim për marrëveshje të kandidatit të përbashkët sot takohen kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Analisti Naser Zyberi thotë se ka indikacione se partitë nga shumica parlamentare të merren vesh që të mbështesin një kandidat të përbashkët. Ai shprehet se formalisht mund të ketë negociata mes LSDM-së dhe BDI-së, por kandidatin për president do ta propozon LSDM si parti më e madhe. Ndërkoh, Zyberi pret që të zgjerohet lista e kandidaturave për president nga rradhtë e LSDM.

"Mendoj se që në rrethin e parë do të mblidhet një korpus serioz e cila do të qëndroj prapa atij kandidati. Mendoj se partitë tjera do ta mbështesin kandidatin e LSDM. Formalisht mund të ketë negociata, por kandidati do të jetë nga LSDM, ndërsa lista do të jetë më e gjërë nga ato që që u bën më herët", deklaroi Zyberi.

Ndryshe, konkursi në LSDM për paraqitje të kandidatëve për president të shtetit skadon nesër. Se kush do ta përfaqëson partinë qeveritare në garën presidenciale do të bëhet e ditur në Kongresin që është caktuar më 3 mars. I vetmi që deri tani ka dërguar kandidatur për President nga LSDM është ish ambasadori Gjorgi Filipov.

© ZHURNAL 18.02.2019, 14:00 | Xh.I. | 7,505 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."