Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste
maqedonia
Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste

Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste

Shkup, 16 shkurt - Menjëherë pas komunikatës së MPB-së se struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëroi se është rritur rreziku nga sulmet terroriste. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane thotë se qytetarët janë caku i terroristëve të ISIS-it.

 

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”, shkruan më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

© ZHURNAL 16.02.2019, 09:41 | T.E. | 7,043 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."