Zaev-Cipras, takimi i parë pas ndryshimit të emrit
maqedonia
Zaev-Cipras, takimi i parë pas ndryshimit të emrit

Zaev-Cipras, takimi i parë pas ndryshimit të emrit

Shkup, 16 shkurt - Për momentin jemi duke ndarë gjithçka. Kështu bëri shaka nikoqirja e panelit të Konferencës së Sigurisë në Munih, meqë organizatorët kishin vetëm një mikrofon për folësit, kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Të dy u paraqitën në paraqitje të veçantë, të organizuar vetëm për ta, si fitues të çmimit “Evald Fon Krajst”. Fjalimet kaluan në një atmosferë të qetë dhe të relaksuar. Zaev tha se qasja e të dy politikanëve në gjithë këtë proces ka qenë vizion për të ardhmen.

Shumë ditë, kur flitnim, më thoshte: Zoran, historia do të na gjykojë. Ndoshta do të humbim, por gjenerata e re do ta çmojë atë që e kemi bërë. Kështu që, e di se e kemi bërë më të mirë për të rinjtë, për gjeneratat e ardhshme. Ai humbë pika politike, unë humbas pikë politike. Por, së shpejti do t’i rikthejmë. Qytetarët tanë jo pas disa viteve, por pas disa muajve do ta shohin leverdinë e bashkëpunimit mes dy vendeve”  -u shpreh – Zoran Zaev – kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Duke folur për marrëveshjen, Ciprasi i dërgoi porosi Ballkanit se duhet patjetër ta tejkalojë kompleksin se është më i rëndësishmi në botë. Në këtë kontekst, tha edhe se marrëveshja për emrin është model pozitiv.

Marrëveshja e Prespës. Në rregull edhe këtu ka mosmarrëveshje. Kolegu im Zoran thotë Marrëveshja e Prespës, ndërsa ne themi marrëveshja prespane, meqë kemi dy liqene atje. Njëri i takon Greqisë, e tjetri, gjysma Greqisë, gjysma Maqedonisë së Veriut. Kështu që, Prespa ose Prespat është model i marrëveshjes, meqë është uin-uin. Askush nuk fitoi gjithçka, por askush edhe nuk është i nënçmuar”  -theksoi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

Paraprakisht gjatë ditës edhe kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehu mirënjohje Zaevit dhe Ciprasit për marrëveshjen. Për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO koment kishte ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili tha se ndonëse ka pasur akuza se janë përzier në procesin, deri tani askush nuk ka ofruar dëshmi. Për marrëdhëniet me Rusinë pyetje mori edhe Zaevi. Ai tha se dëshiron marrëdhënie të shkëlqyeshme me Rusinë mike, por edhe se duhet patjetër të dihet se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s.

© ZHURNAL 16.02.2019, 22:02 | T.E. | 2,348 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."