Ekspertët: Reformat, garantojnë kuadro të mirfillta
maqedonia
Ekspertët: Reformat, garantojnë kuadro të mirfillta

Ekspertët: Reformat, garantojnë kuadro të mirfillta

Shkup, 16 shkurt - Tejkalimi i barierave politike dhe integrimi në NATO do të ketë ndikim pozitiv në ekonomi dhe në thithjen e investimeve të huaja, vlersojnë ekspertët. Sipas Fatmir Bytyqit, për të pasur një ekonomi dhe mbi të gjitha një jetë më cilësore shteti duhet tiu rreket reformave. Sipas sektorit civil reformat duhet të fillojnë nga sistemi arsimor.

“Maqedonia detyrimisht duhet të kthejë  sytë kah modeli gjerman i arsimit profesional, mirëpo duhet edhe një përkushtim individual i vet studentëve në përgaditjen e tyre profesionale në përgaditjen e tyre të arsimit sipëror”, tha Sefer Selimi, kryetar i OJQ “Democracy Lab”. 

“Do të merret një grup i të rinjëve dhe jo vetëm i të rinjëve por edhe i të gjithë atyre që janë të interesuar për të punuar do të dërgohen në Gjermani do të rikualifikohen për një periudhë të caktuar me kontrata të sakta që nuk mund tël vazhdojnë të punojnë në Gjermani do të kthehen, të punojnë në kompanitë e huaja, me paga konkurruese, jo me paga minimale siç ka qenë më parë”, tha Fatmir Bytyqi, këshilltar në kabinetin e kryeministrit.

Bytyqi tha se në këtë mënyrë shteti do të prodhojë kuadro të reja dhe do të hap vende të reja të punës. Selimi nga ana tjetër theksoi se vendet e zbrazëta të punës nuk duhet të zëvendësohen me ushtarët partiak dhe në mëyrë të sinqertë duhet të luftoj nepotizmin, i cili sipas tij është në përmasa  shqetsuese.

© ZHURNAL 16.02.2019, 21:40 | T.E. | 2,129 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."