Presidenca nuk respekton ndryshimet kushtetuese, Ivanov nuk do të dëgjojë për 'Republika e Maqedonisë Veriore'
maqedonia
Presidenca nuk respekton ndryshimet kushtetuese, Ivanov nuk do të dëgjojë për 'Republika e Maqedonisë Veriore'

Presidenca nuk respekton ndryshimet kushtetuese, Ivanov nuk do të dëgjojë për 'Republika e Maqedonisë Veriore'

Shkup, 16 shkurt - Kreu i shtetit, Gjorge Ivanov nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrimet për emrin e ri kushtetues të shtetit, e aq më pak për respektimin e Ligjit të gjuhëve. Edhe pas insistimit të Alsat, nga Kabineti i tij mbeten të heshtur se përse Presidenti nuk e përdorë emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të gjitha institucionet kanë filluar t’i vendosin mbishkrimet e reja, këtu në Vilën “Vodno” qëndron mbishkrimi i vjetër.”

Nga Kabineti i Presidencës, nuk morëm as përgjigje nëse deri në fund të mandatit të tij, a do të zbatoj Ivanov këto dy ndryshime në dokumentacionet formale që i firmos ai. Dhe sa do të jenë valide të njëjtat, nëse ato evidentohen sipas procedurës së vjetër. Nga Qeveria thonë se të gjitha institucionet janë të obliguara që brenda 6 muajve të bëjnë këto përmirësime sipas ndryshimeve Kushtetuese.

Sinkron “Me vet faktin, të cilët obligimet dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet Kushtetuese që kanë kaluar në Kuvend dhe me hyrjen e tyre në fuqi, emri zyrtar është Republika e Maqedonisë së veriut dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet ta respektojnë këtë. Po Presidenca, nëse nuk e respekton? Shpresojmë se Presidenca do ta respektoj emrin e ri të vendit dhe do të shkruaj para institucionit: ‘Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”- u shpreh Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeveris

Presidenti Gjorge Ivanov ka kundërshtuar vazhdimisht ndryshimet kushtetuese, duke u shprehur se ato do të cenojnë integritetin kombëtar dhe sovranitetin territorial të shtetit. Meqë në maj atij i skadon mandati i dytë në fronin e shtetit, zgjedhjet e reja Presidenciale janë caktuar më 21 prill.

© ZHURNAL 16.02.2019, 20:32 | T.E. | 6,555 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."