Mbledhja e Këshillit nismëtar për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve
maqedonia
Mbledhja e Këshillit nismëtar për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve

Mbledhja e Këshillit nismëtar për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve

Shkup, 16 shkurt - Me nismën e një grupi të ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë sot në Shkup u mbajtë mbledhja e Këshillit nismëtar për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve.

Koncepti i punës së këtij Këshilli do të bazohet në promovimin plotësues të qëllimeve strategjike dhe interesave të vendit në lëminë e politikës së jashtme.

Mes aktiviteteve të këtij Këshilli do të përfshihen edhe ndjekja e aktiviteteve dhe analiza të ngjarjeve aktuale dhe zhvillimeve në regjion dhe Evropë. Aktivitetet konkrete të Këshillit do të definohen në Kuvendin themelues në të cilin do të zgjidhen organet e Këshillit.

© ZHURNAL 16.02.2019, 20:17 | T.E. | 2,763 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."