Shekerinska: Me hyrjen e vendit në NATO është zgjidhur njëra ndër çështjet më të rëndësishme të sigurisë në rajon
maqedonia
Shekerinska: Me hyrjen e vendit në NATO është zgjidhur njëra ndër çështjet më të rëndësishme të sigurisë në rajon

Shekerinska: Me hyrjen e vendit në NATO është zgjidhur njëra ndër çështjet më të rëndësishme të sigurisë në rajon

Shkup, 16 shkurt - Vetëm para një viti hyrja e vendit tonë në NATO ishte e pamenduar dhe për shumicën madje e pamundur. Por, megjithatë ndodhi. Bashkësia ndërkombëtare e njohu përgjegjësinë dhe guximin e qeverive të të dyja vendeve dhe u dha mbështetje të fortë. Me hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është zgjidhur njëra ndër çështjet më të rëndësishme të sigurisë në rajon me çfarë dukshëm po përforcohet siguria në këtë pjesë të Evropës, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në panelin e sotëm “Në derën e NATO-s: Shqyrtim të sfidave aktuale në zgjerimin”, që u mbajt në suaza të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Shekerinska theksoi edhe se me hyrjen e vendit tonë në NATO dukshëm përforcohet siguria në këtë pjesë të Evropës.

Të dyja qeveritë, sipas saj, kanë treguar se dallimet mes shteteve më së miri zgjidhen përmes dialogut politik dhe marrëveshjes.

Anëtarësimi në NATO, vlerësoi Shekerindka, e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e destinaciove të sigurta të biznesit dhe hap mundësi të reja për ekonominë e vendit. “Presim që ky vit dhe viti i ardhshëm integrimi në NATO të ketë ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike të vendit tonë”, theksoi ministrja.

Ajo sonte do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së mirënjohjes “Evald Fon Klasjt” kryeminsitrave Zoran Zaev dhe Akeksis Cipras që do të mbahet në gala mbrëmjen nikoqir i së cilës do të jetë kryeministri i Bavarisë.

© ZHURNAL 16.02.2019, 19:43 | Xh.I. | 1,871 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."