Hasanbeg, banorët kërkojnë hapjen e çerdhes
maqedonia
Hasanbeg, banorët kërkojnë hapjen e çerdhes

Hasanbeg, banorët kërkojnë hapjen e çerdhes

Shkup, 16 shkurt - Hasanbegu edhe për një kohë të gjatë do të mbetet pa çerdhe fëmijësh me mësim në gjuhën shqipe. Banorët e kësaj pjese, respektivsht prindërit e angazhuar me punë, zgjidhjen për fëmijët e tyre për vite të tëra e kërkojën në çerdhet me të afërta me mësim në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit. Nga komuna Gazi Babë tashmë kanë paralajmëruar mbindërtimin dhe zgjërimin e çerdheve në këtë komunë por anjë paralajmërim për ndërtimin e një objekti të ri në këtë lagje. Banorët shprehen të revoltuar për siç thonë diskriminimin që bëhet ndaj tyre duke kujtuar se vetëm një muaj më parë në fshatin fqinjë Stajkovcë është hedhur gurthemeli për një objekt të ri të çerdhes.

“Nevojë ka po nuk po pyet askush. Nevojë ka, sikur ka në tjerat vende edhe këtu duhet, edhe ne jemi njerëz. E kam mbesën e vëllaut, shkon në një çerdhe maqedonisht”.

    Kjo ka qenë nevojë e kamotshme por ja që nuk është realizu. Premtimet kanë qenë që edhe këtu në Hasanbeg me hap nji çerdhe. Këtu janë dy çerdhe 25 Maji, një te shkolla fillore Kërste Misirkov dhe tjetra këtu afër, ka shumë prind që atje I dërgojnë por ka edhe në Shkup që I dërgojnë”. – theksuan banorët e intervistuar

Prindërit që nuk folën para kamerës së Alsat thonë se në çerdhen “25 Maji” lista e pritjes është e gjatë dhe nuk ekziston paralele në gjuhën shqipe, përveç grupit “Mozaiku” ku ka fëmijë të etnive të ndryshëm.

    Ne këtë e ëndërrojmë që në Hasanbeg të ketë çerdhe, që moti e presim këtë ide të bëhet te ne. Ka nevojë, shumë prind janë nëpër punë, bashkëshortet e tyre janë nëpër punë, shumë ka nevojë por sikur të bëhet kjo punë”.

    15 vite është thënë po po, vazhdimisht me gënjeshtra, si zakonisht shqiptarët të mashtruar e tash kanë premtuar se kanë me ndërtuar. Të familjes time I dërgojnë në Maxhari dhe te çerdhja te shkolla Kërste Misirkov”. – u shprehën banorët e intervistuar

Këtë javë Ministria e Punës dhe politikës sociale paralajmëroi ndërtimin e 11 çerdheve në pjesë të ndryshëm të Maqedonisë. Në listë për ndërtimin e çerdheve të reja janë komunat: Gjorçe Petrov, Kumanovë, Kavadar, Bërvenicë, Bosilovë, Vrapçishtë, Shuto Orizarë, Demir Kapi, Shtip dhe komuna Gazi Babë. Për këtë qëllim nga buxheti i Ministrisë janë siguruar 85.3 milion euro.

Përveç komunave të lartpërmendura, nevojë për objekte të reja për çerdhe ka edhe komuna e Çairit dhe ajo e Qendrës.

© ZHURNAL 16.02.2019, 19:38 | Xh.I. | 1,465 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."