ANALISTËT LSDM është e vetëdijshme se ka reiting shumë të ulët
maqedonia
Analistët LSDM është e vetëdijshme se ka reiting shumë të ulët

Analistët LSDM është e vetëdijshme se ka reiting shumë të ulët

Shkup, 13 shkurt - Mbledhja e mbrëmshme e kryesisë se LSDM-së ka zgjatur katër orë dhe më në fund është sjell vendim që vendi të shkoj vetëm në zgjedhje presidenciale duke u hedh poshtë kështu kërkesa e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov pas mbledhjes deklaroi se vendit më shumë se kurë, tanimë që është edhe pjesë e NATO-s i nevojiten reforma për marrjen e datës për hapjen e negociatave, andaj zgjedhjet e parakohshme vetëmse do ta ngadalësonin këtë proces. Mirëpo analistët politik vendimin e LSDM-së për mosshkuarje në zgjedhje të parakohëshme parlamentare e komentojnë si friksim nga humbja eventuale në zgjedhje. Sipas tyre LSDM është e vetëdijshme që ka dështuar në gjitha fushat përvec suksesit me aleancën e NATO-s.

Profesori universitar, Jove Kekenovski për Zhurnal thekson se LSDM do të pret kohë më të mira për zgjedhje sepse tani nga partia më e madhe në pushtet janë të vetëdijshëm se kanë reiting shumë të ulët.

"Përvec suksesit në Aleancën e NATO-s kjo Qeveri ka dështuar në gjitha lëmitë dhe LSDM është e vetëdijshme për këtë. Gjyqësia është partizuar nuk është pavarësuar, në fakt gjyqtarët vetëm kanë ndërruar trajnerin, deri më tani asnjë kriminel nuk është gjykuar. Kemi nepotizëm të paparë deri më tani. LS]DM me siguri do të pret kohë më të mira për zgjedhje sepse ata janë të vetëdijshëm se për momentin kanë reiting shumë të ulët", ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Jove Kekenovski.

Nga ana tjetër gazetari Isen Sali thekson se shkaqet e vërteta per vendimin që kanë marë i dinë vetëm në LSDM. Sipas tij në shikim të parë krijohet përshtypje se partia më e madhe në pushtet ndien siguri që zgjedhjet presidenciale nuk do dështojnë për shkak të censusit, sepse një nga qëllimet për shpallje eventuale të zgjedhjeve të parakohshme përmendej rritja e përqindjes së votuesve që do të dalin në zgjedhje.

"Personalisht mendoj që pas Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit është krijuar pakënaqësi e caktuar te elektorati maqëdonas ndaj LSDM-së, por VMRO-DPMNE-ja e shpartalluar nuk më duket ende konkurruese për të fituar në zgjedhje parlamentare", thotë për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.


Ndërkaq, lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij zyrtar në facebook ka reaguar ndaj vendimit tëLSDM-së se nuk do të ketë zgjedhje të përkohshme parlamentare së bashku me ato presidencialet, duke theksuar se kryeministri Zoran Zave dhe LSDM i shmangen zgjedhjeve nga frika e ballafaqimit me vullnetin e popullit.

“LSDM-ja është në panik dhe në kaos. Shumë shpejt do të ballafaqohen me të vërtetën e dështimit të tyre. Sado që të ikësh do të sfidoj në zgjedhjet parlamentare, sepse populli do të sfidojë, do të kthehet dëlirësia në vendin tonë, Maqedonia do të fitojë”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.

© ZHURNAL 13.02.2019, 15:00 | Xh.I. | 11,227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Lajmi i fundit Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen 4 femra, njëra shtatëzënë
Ndërroi jetë Alajdin Demiri
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Zgjedhjet presidenciale: Ali Ahmeti nga Kërçova: Kemi vepruar tamam si shqiponja, e sollëm Evropën para derës sonë