Mitsubishi zbulon ASX 2020 para debutimit (Foto)
auto
Mitsubishi zbulon ASX 2020 para debutimit (Foto)

Mitsubishi zbulon ASX 2020 para debutimit (Foto)

Mitsubishi ka zbuluar SUV-in e saj të ri, të quajtur ASX, para debutimit zyrtar, që pritet të jetë panairi i sivjetshëm i veturave në Gjenevë.

Ky SUV, që rivalizon direkt Nissan Qashqain, ka marrë një dizajn të ri nga brenda e po ashtu edhe nga jashtë, sistemin e argëtimit më të ri nga Mitsubishi si dhe motorin e ri 2.0 litërsh me katër cilindra me benzinë, transmeton koha.net.Eksterieri i Mitsubishi ASX të ri ka pësuar ndryshime të mëdha, duke adaptuar dizajnin “dinamik” më të ri të kësaj kompanie, ashtu sikurse modelet e tjera të reja si: Eclipse Cross, Outlander e Shogun Sport.

Nga brenda, ASX i ri ka marr sistemin më të ri të argëtimit të Mitsubishit me ekran 8 inç.

Nën kafano, ASX-së i është shtuar edhe një motor i ri, 2.0 litërsh me benzinë që ka katër cilindra e prodhon 148 kuajfuqi.

Blerësit do të mund të zgjedhin sistemin me katër rrota aktive apo me rrotat e para aktive si dhe marshet manuale apo automatike.

Çmimi dhe specifikat e plota të Mitsubishit ASX të ri ende nuk janë zbuluar, por kjo pritet të ndodh në zbulimin zyrtar të veturës në panairin e veturave në Gjenevë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:55 | L.E. | 289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm