Rouhani: Do të dalim fitimtarë përballë Amerikës
bota
Rouhani: Do të dalim fitimtarë përballë Amerikës

Rouhani: Do të dalim fitimtarë përballë Amerikës

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka dalë para turmës sot për të festuar 40 vjetorin e Revolucionit Islamik.

Ai aty është zotuar se do të rrisë kapacitetet balistike dhe ushtarake të vendit të tij për të sfiduar presionin dhe sanksionet e SHBA-së, shkruan CNN.

“Sot ne jemi cak i një lufte psikologjike dhe ekonomike. Armiqtë që synojnë të na zvogëlojnë, ne duhet që hesapet t’i qartësojmë me secilin”, ka thënë Rouhani.

“Duke ndihmuar njëri-tjetrin ne do të dalim fitimtarë përballë Amerikës”.

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:44 | Xh.I. | 490 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."