E ardhmja e Sarrit e pasigurt, lojtarët e Chelseat i vënë në dyshim taktikat e tij
sport
E ardhmja e Sarrit e pasigurt, lojtarët e Chelseat i vënë në dyshim taktikat e tij

E ardhmja e Sarrit e pasigurt, lojtarët e Chelseat i vënë në dyshim taktikat e tij

E ardhmja e Maurizio Sarrit në Chelseat është në rrezik për shkak të rënies drastike të formës së skuadrës. Rezultatet e këqija gjatë kësaj faze të sezonit kanë bërë që një numër i lojtarëve t’i vënë në dyshim taktikat dhe stilin e tij të lojës.

Prioriteti kryesor i këtij sezoni për Chelsean është të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, mirëpo disfata turpëruese me rezultat 6:0 ndaj Manchester Cityt ka bërë që klubi londinez të zbresë në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Triumfi në Evropa Ligë është një mënyrë tjetër sesi Chelsea mund ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që fituesi i kësaj gare e siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gjasat që Sarri të triumfojë në Evropa Ligë me formën e tanishme janë të vogla. Përderisa italiani u prit krahëhapur nga lojtarët e Chelseat në fillim të sezonit, disa prej tyre veçse e kanë humbur besimin te trajneri.

Futbollistët e kësaj skuadre besohet se janë të pakënaqur me qasjen strikte dhe të ashpër ndaj stërvitjeve. Për më tepër, ata janë të shqetësuar edhe sa i përket kufizimit të lirisë së lëvizjes në fushë gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e Chelseat nuk janë të kënaqur as me orarin e stërvitjeve, pasi që nganjëherë ato fillojnë në orën 16:00 dhe vazhdojnë deri në mbrëmje.

Sarri e ka ndarë skuadrën në dy pjesë: grupin kryesor dhe grupin anësor, pasi që po tenton t’i edukojë lojtarët të cilët nuk kanë arritur ta mësojnë stilin e tij të lojës. Si rezultat e kësaj metode, shumë lojtarë të skuadrës  ndihen të lënë anash.

Mungesa e ndryshimeve në skuadër ka bërë që edhe lojtarët kryesore të jenë më të lodhur për ndeshje, pasi që ata po luajnë në të gjitha ndeshjet, ndërsa lojtarë si Callum Hudson-Odoi kërkojnë një klub tjetër për shkak të mungesës së aktivizimit në lojë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:40 | Xh.I. | 292 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm