Sot para Qeverisë ngritet flamuri i NATO-s
maqedonia
Sot para Qeverisë ngritet flamuri i NATO-s

Sot para Qeverisë ngritet flamuri i NATO-s

Shkup, 12 shkurt - Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim. Ndryshe, mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:34 | Z.H. | 2,018 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut