Agjencia Pagesore e Maqedonisë dhe e Malit të Zi do të nënshkruajnë memorandum për bashkpunim
ekonomi
Agjencia Pagesore e Maqedonisë dhe e Malit të Zi do të nënshkruajnë memorandum për bashkpunim

Agjencia Pagesore e Maqedonisë dhe e Malit të Zi do të nënshkruajnë memorandum për bashkpunim

Shkup, 12 shkurt - Drejtorët e Agjencisë Pagesore të Maqedonisë dhe Malit të Zi sot në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvilli Rural do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim.

Në takim, siç informojnë nga Agjencia do të mbahet konferencë për shtyp me temë “Mali i Zi e merr Maqedoninë si shembull për zbatimin dhe implementimin e Programit IPARD”.

Në ngjarje është paraparë fjalim i drejtorëve Nikollçe Babovski dhe Bllagoja Raduloviq dhe të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:19 | Z.H. | 464 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."