Sllovenia do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO
maqedonia
Sllovenia do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO

Sllovenia do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO

Ljubljanë, 12 shkurt - Sllovenia sot pritet në seancë të jashtëzakonshme në Parlament ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë, Sllovenia do të jetë vendi i dytë anëtar i Aleancës, i cili pas Greqisë do ta ratifikojë Protokollin inkuadrues për NATO-n.

Ligji për ratifikimin e Protokollit dje mori dritë të gjelbër nga Komisioni parlamentar për politikë të jashtme në Parlamentin slloven.

Në seancën në Kuvendin shtetëror pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.

Sipas paralajmërimeve nga Shqipëria, të enjten Protokollin inkuadrues duhet të ratifikohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mediat shqiptare njoftuan se protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO tashmë ka marrë dritë të gjelbër nga Komisioni ligjdhënës parlamentar dhe se të enjten është caktuar seancë në Parlament. 

© ZHURNAL 12.02.2019, 09:17 | Z.H. | 730 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut