LSDM mund ta ndryshojë emrin
maqedonia
LSDM mund ta ndryshojë emrin

LSDM mund ta ndryshojë emrin

Shkup, 12 shkurt - Kryeministri Zoran Zaev ka folur para fillimit të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së. Ai ka thënë se do të dikutohet edhe për ndryshimin e emrit të partisë me mundësitë që të quhet Aleanca Socialdemokrate ose Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë së Veriut.

 

Sa i përket kërkesës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai tha se kishte bërë analiza, hulumtime dhe konsultime me bashkësinë ndërkombëtare, por ai nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e Këshillit Ekzekutiv. Vendimi për “zgjedhjet do të jetë në interes të shtetit”, tha Zaev.

Për kandidatin konsensual, kryeministri tha se propozimi i tij është të hyjnë në konsultime me të gjitha partitë jo vetëm në koalicion por edhe në opozitë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 21:37 | T.E. | 3,535 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."