Ministrja e Jashtme e Suedisë në interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën
bota
Ministrja e Jashtme e Suedisë në interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrja e Jashtme e Suedisë në interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Kjo interpelancë do të mbahet pas kërkesës që ka bërë deputeti nga Partia Kristian Demokrate, Magnus Jacobsson, njofton Klan Kosova.

“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” është kërkesa e deputetit suedez për të cilën do të përgjigjet Ministrja Wallstrom.

“Situata në Ballkan mbetet e tensionuar. Ne shohim se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Turqia veprojnë për interesat gjeostrategjike. Për ne në Suedi, vend që ka një grup të madh që kanë prejardhjen nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga gjithë Ballkani, është me rëndësi që të punojmë për të siguruar që ky rajon të zhvillohet përmes rrugës paqësore”, shkruan më tej në kërkesën e deputetit Jacobsson.

“Pas luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ne në Evropë kemi mësuar se tregtia është parakusht për paqen afatgjatë. Natyrisht, principet e njëjta aplikohen edhe në Ballkan. Përmes tregtisë dhe marrëdhënieve të tjera, ne mund të kontribuojmë në zhvillimin e paqes”.

“Ne poashtu kemi shumë qytetarë në Suedi që prejardhjen e kanë nga Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit. Duke lehtësuar lëvizjen në mes vendeve tona dhe duke lehtësuar tregtinë, ne rrisim sigurisë në Ballkan derisa përmirësohen edhe dy ekonomitë, ajo e Suedisë dhe Kosovës”.

Lidhur me këtë, dua ta pyes ministren e Jashtme, Margot Wallstrom:

“Çfarë do të bëjë Ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?” thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Parlamentit të Suedisë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 21:14 | T.E. | 2,309 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm