"ZHURNAL MËSON" Revizioni shtetërorë fut në listën për kontrollë edhe Universitetin Nënë Tereza?
maqedonia
"Zhurnal mëson" Revizioni shtetërorë fut në listën për kontrollë edhe Universitetin Nënë Tereza?

"Zhurnal mëson" Revizioni shtetërorë fut në listën për kontrollë edhe Universitetin Nënë Tereza?

Shkup, 12 shkurt – Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se Universiteti Nënë Tereza pritet që gjatë këtij viti të jetë cak i kontrollit nga ana e Revizionit shtetërorë si organ i cili kontrollon punën nëpër institucione përfshirë këtu edhe punën e dokumentacionit për tender publik.

Nuk dihet ende nëse kjo ka të bëj me informacionet e publikuara kohëve të fundit që ndërlidhen me keqpërdorimet e mundëshme të Rektoratit të këtij universiteti por duke qenë se mediat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në publikimin e keqpërdorimeve të ndryshme nga ana e institucioneve publike e private, duket që Revizionit shtetërorë do i ndihmojnë shumë në realizimin e procedurave të duhura.

Pritet që ditët në vijim të kemi informacione më të detajuara nga Enti shtetëror i Auditimit si dhe Universiteti Nënë Tereza, shkruan Zhurnal.mk.

© ZHURNAL 12.02.2019, 20:17 | B.M. | 7,753 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."