Ademi dhe eksperti Salmi diskutuan rreth modeleve të reja të mundshme për financimin e arsimit të lartë
maqedonia
Ademi dhe eksperti Salmi diskutuan rreth modeleve të reja të mundshme për financimin e arsimit të lartë

Ademi dhe eksperti Salmi diskutuan rreth modeleve të reja të mundshme për financimin e arsimit të lartë

Shkup, 12 shkurt - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me z. Xhamil Salmi – ekspert i njohur në sferën e arsimit dhe njëherësh edhe konsultues i MASH-it për reformat e ndërmarra në arsimin e lartë.

Në këtë takim ministri Ademi dhe eksperti Salmi kanë diskutuar lidhur me Raportin për propozim-modelin e ri për financimin e arsimit të lartë, të cilin e ka përpiluar eksperti. Ata, së bashku, i kanë shqyrtuar tri shtyllat që propozohen si model i ri i financimit të arsimit të lartë në Maqedonisë, e që kanë të bëjnë me: sigurimin e financimit themelor nëpërmjet financimit buxhetor vjetor nga shteti, suksesin e institucioneve të larta arsimore (ILA) të bazuar në indikatorët dalës (output – based formula) ose përmes kontratave të performancës (performance contract), si dhe me strategjinë për sjellje inovative dhe përsosmëri akademike përmes granteve konkurruese, fondeve të dedikuara ose kontratave të performancës.

Shtylla e parë, siç u qartësua në këtë takim, i mbulon shpenzimet operative mësimore dhe ato kërkimore, që bazohet në indikatorët hyrës, indikatorët dalës apo kombinim i dy indikatorëve.   Shtylla e dytë fokusohet në suksesin e zbatimit të indikatorëve dalës, ashtu që me përfshirjen e këtij instrumenti në modelin e financimit të inkurajohen/motivohen institucionet e arsimit të lartë për të përmirësuar rezultatet e tyre me fonde shtesë. Shtylla e tretë e financimi përqendrohet në aktivitetet strategjike të institucioneve të arsimit të lartë (iniciativa të reja në procesin e mësimdhënies dhe mësimit, programe/inovacione pedagogjike) dhe iniciativat në fushën e kërkimit (qendrave të ekselencës, projekte të reja kërkimore) ose diversifikimin e fondeve.

© ZHURNAL 12.02.2019, 19:16 | T.E. | 2,288 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut