Kërçovë, Milloshev: objekti spitalor përfundon pas 3 vitesh
maqedonia
Kërçovë, Milloshev: objekti spitalor përfundon pas 3 vitesh

Kërçovë, Milloshev: objekti spitalor përfundon pas 3 vitesh

Kërçovë, 12 shkurt - Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev, vizitoi spitalin e Kërçovës dhe bëri të ditur se objekti spitalor i Kërçovës, i filluar para më shumë se 25 vitesh, do të jetë i gatshëm për pacientët kërçovarë pas tre vitesh.
 
Vlladimir Milloshev, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, sot vizitoi qendrën spitalore të Kërçovës dhe gjatë takimit me strukturat udhëheqëse të këtij institucioni shëndetësor, ai bisedoi për kushtet e vështira me të cilat po ballafaqohen pacientët kërçovarë dhe personeli mjekësor që kujdeset për shëndetin e popullatës vendore të kësaj ane.
 
Ashtu si edhe një vit më parë, temë qendrore e bisedimeve ishte objekti spitalor i Kërçovës, i cili edhe pas 25 vitesh, mbetet akoma i papërfunduar.
 
Milloshev njoftoi se dokumentacioni për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit është kompletuar dhe punët ndërtimore për finalizimin e objektit të ri pritet të fillojnë gjatë muajit maj të këtij viti.
 
Sipas tij, punët ndërtimore do të përfundojnë pas tre vitesh, ndërsa kostoja financiare e fazës së dytë të ndërtimit përfshirë këtu edhe aparaturën e nevojshme mjekësore, kap shumën prej 298 milion denarësh. 
 
Milloshev edhe një herë përsëriti se me këtë investim kërçovarët do të fitojnë një objekt shëndetësor me kushte maksimale të trajtimit mjekësor, por pacientët kërçovarë edhe për tri vitet e ardhshme do të vazhdojnë të përballen me vështirësitë e mëdha të trajtimit shëndetësor.
© ZHURNAL 12.02.2019, 18:55 | T.E. | 3,394 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!