Anulohen terminet e caktuara në Spitalin e Kozles
maqedonia
Anulohen terminet e caktuara në Spitalin e Kozles

Anulohen terminet e caktuara në Spitalin e Kozles

Shkup, 12 shkurt – Spitali i fëmijëve në Kozle, gjatë dy javëve të ardhshme nuk të pranoi asnjë kontroll për alergji, bronkit dhe sëmundje tjera të fëmijëve. Ky vendim i Spitalit të Kozles, vijon pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, i cili në bazë të vendimit Ministrisë së Shëndetësisë, tha se fëmijët e sëmurë nga fruthi nuk duhet të hospitalizohen në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, por në Klinikën për sëmundje infektive dhe Institutin për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle.

Drejtori i këtij Instituti, doktori Angellço Andonovski, tha se pas rekomandimeve të fundit nga Komisionit në fjalë, ata kanë ndarë një repart për hospitalizimin e fëmijëve të prekur nga fruthi, respektivisht pacientët të cilët paraprakisht kanë caktuar termin janë paralajmëruar se terminët e tyre prolongohen për dy javë.

“Do të pranohen vetëm rastet urgjente. Ne do të jemi në kontakt me prindërit e fëmijëve, terminët e të cilëve janë anuluar dhe do ti informojmë me kohë kur duhet të paraqiten përsëri. Për momentin nuk kemi fëmije të prekur nga fruthi, por jemi të përgatitur nëse vijnë. Tek ne do të hospitalizohen rastet më të lehta, gjegjësisht ata fëmijë që duhet ta pranojnë terapi përmes respiratorit do ti dërgojmë në Spitalin për sëmundje infektive”, tha doktori Andonovski.

Ndryshe, ai ka shtuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e infeksioneve intra-hospitale dhe se janë bërë pastrime mekanike të të gjitha reparteve. Njëkohësisht, sipas tij janë ndërmarrë të gjitha masat për izolimin e fëmijëve të prekur nga fruthi, nga fëmijët tjerë./koha

© ZHURNAL 12.02.2019, 16:23 | Z.H. | 3,490 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm