Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih
maqedonia
Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Shkup, 12 shkurt - Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të premten në Konferencën për siguri në Munih. Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga Qeveria.

Sipas mediave greke, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Konferencë do ta fitojnë çmimin “Evald fon Klajst”, për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar për emrin. Konferenca për siguri në Munih, është konferenca më e madhe e këtij lloji në Botë. Këtë vit do të marrin pjesë shefat e 35 shteteve dhe qeverive dhe mbi 80 ministra të mbrojtjes dhe punëve të jashtme.

Fitues paraprak të çmimit, i cili ndahet për kontribut për paqe dhe zgjidhjes së konflikteve janë Henri Kisinxher, Havier Solana dhe Xhon Mekkejn. Në konferencën në Gjermani, e cila mbahet tradicionalisht në pjesën e dytë të muajit shkurt, është njoftuar pjesëmarrja e kancelares Angela Merkel, Majk Pens, Jens Stoltenberg dhe Federika Mogerini.

© ZHURNAL 12.02.2019, 16:01 | Xh.I. | 637 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."