Deskovska: Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërmarrë rolin e mbështetësit të Kushtetutës dhe të kushtetutshmërisë
maqedonia
Deskovska: Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërmarrë rolin e mbështetësit të Kushtetutës dhe të kushtetutshmërisë

Deskovska: Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërmarrë rolin e mbështetësit të Kushtetutës dhe të kushtetutshmërisë

Shkup, 12 shkurt - Në sistemin e mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe në përgjithësi kujdesin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë Gjykata Kushtetuese padyshim që ka një nga rolet më të rëndësishme dhe duhet ta ndërmarrë rolin e mbrojtësit të Kushtetutës dhe të kushtetutshmërisë, e jo të jetë faktor i cili do të shkaktojë lëkundje kushtetuese.

Këtë e porositi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në sesionin e sotëm punues për “Reformat në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me Kapitullin 23” të grupit të tretë punues nga  Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë.

“Për fat të keq në Republikën e Maqedonisë  një pjesë e problemeve dalin nga mungesat në kornizën kushtetuese për punën e Gjykatës Kushtetuese, por mendoj se kjo nuk është mungesa kyçe. Gjithashtu, rëndësi e veçantë është shfaqja e integritetit personal nga ana e atyre të cilët janë të ulur në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Deskovska.

Shfaqi pritshmëri se në procesin e reformave dhe dëshirës për vendosjen e sistemit të sundimit të së drejtës Gjykata Kushtetuese do të sillet në bazë të përcaktimit strategjik të Republikës së Maqedonisë.

“Një nga problemet kyçe të shënuara në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese është ajo se shumë shpesh ajo e kishte maskën e organit politik, në vend të organit neutral i cili do t’i interesojë vetëm siguria e Kushtetutës dhe të të drejtave të njeriut në sferën në të cilën iu është dhënë si e drejtë. Ky pushtet nuk kryen kurrfarë presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe pres që ata të mund të punojnë lirshëm, gjithsesi kjo varet nga kapaciteti dhe integriteti  tyre personal profesional”, deklaroi Deskoska.

Për rolin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në reformat gjyqësore të zbatuara si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të sesionit të katërt të sotëm të grupit të tretë punues të KKBE-MQ morën pjesë  shumë ekspertë të vendit, në mesin e të cilëve edhe drejtorja e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Natasha Gaber-Damjanovska dhe profesoresha e të Drejtës Kushtetuese Gordana Siljanovska dhe kandidati për gjykatës kushtetues të Republikës së Sllovakisë, Radosllav Prohaska, i cili e ndau përvojën e tij nga ky proces dhe foli për çështjet vitale të bisedimeve nga Kapitulli 23./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 12.02.2019, 16:00 | Z.H. | 973 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."