Haradinaj takon ambasadorin e SHBA: Marrëdhëniet të pacenueshme
kosova
Haradinaj takon ambasadorin e SHBA: Marrëdhëniet të pacenueshme

Haradinaj takon ambasadorin e SHBA: Marrëdhëniet të pacenueshme

Prishtinë, 12 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka bashkëbiseduaar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, SHBA-së. Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimiet.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:06 | Xh.I. | 528 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."