Basha nga Pogradeci: Rama do ta marrë Pogradecin me kriminelët e qytetit
shqiperia
Basha nga Pogradeci: Rama do ta marrë Pogradecin me kriminelët e qytetit

Basha nga Pogradeci: Rama do ta marrë Pogradecin me kriminelët e qytetit

Tiranë, 12 shkurt - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama ka menduar që të marrë Bashkinë e Pogradecit, dhe për këtë ka mbledhur të gjithë kriminelët rreth vetes. Basha tha nga qyteti liqenor se Rama po bëhet palë me kriminelët dhe jo me qytetarët, që sipas tij, i ka degdisur si mos më keq.

“Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë bashkinë e Pogradecit. Po i kë bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, nuk i ke bërë hesapet me popullin dhe i janë verbuar sytë. Do marr këtë do marr atë. Tani nga Pogradeci dua t’ja them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, kryetrafikant. Deri të premten në 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe ti japësh zgjidhje politike, më 16 shkurt populli do të trajtoje si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant”, tha Basha.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:05 | Xh.I. | 980 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."