Xhaferi: Ratifikimet, deri në fund të vitit
Shilegov: Ndihmuam pastrimin edhe pse s’është puna jonë
maqedonia
maqedonia
Xhaferi: Ratifikimet, deri në fund të vitit
Shilegov: Ndihmuam pastrimin edhe pse s’është puna jonë

Xhaferi: Ratifikimet, deri në fund të vitit

Shkup, 12 shkurt - Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kreu i Partisë Demokratike Sllovene në pushtet, Janez Jansha është shprehur optimist në procesin e ratifikimit të protokollit në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës veri-atlantike. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi i cili ishte prezent në procesin e ratifikimit të protokollit, shpreson se deri në fund të vitit, protokolli do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

"Shpresojmë që deri në fund të vitit, protokolli për anëtarësim në NATO i cili javën e kaluar u nënshkrua në Bruksel nga ambasadorët e 29 vendeve anëtare, do të ratifikohet në të gjithë 29 parlamentet dhe pas kësaj neve të bëhemi vendi i 30 i NATO-s me të gjitha drejtat dhe obligimet që i ka çdo vend anëtar i NATO-s”, theksoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit

Pas dritës jeshile në komisione Parlamentare, të enjten pritet që protokollin për anëtarësim ta ratifikojë edhe Shqipëria. Deri në fund të muajit pritet që i njëjti të ratifikohet edhe në Parlamentin bullgar dhe në Sllovaki. Pas përfundimit të procedurave ratifikuese në të gjitha parlamentet, NATO njofton Organizatën e Kombeve të Bashkuara për tejkalimin e kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ndërsa në samitin e radhës Maqedonia bëhet edhe zyrtarisht anëtare e 30 e Aleancës veri-atlantike.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:42 | Xh.I. | 1,980 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Shilegov: Ndihmuam pastrimin edhe pse s’është puna jonë

Pas publikimit në rrjetet sociale të fotove me pamje të mbeturinave në oborrin e Konviktit studentor “Pellagonija”, ndërmarrjet e qytetit kanë ndërmarr një aksion për pastrimin e hapësirave të jashtme. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk është përgjegjësi e tyre, për të pastruar oborret, por këtë e bëjnë si akt vetëdijesimi për qytetarët.

"U bëj thirrje të gjitha institucioneve të organizojnë shërbimet për pastrimin e hapësirave të tyre. Të gjitha komunat të kujdesen për higjienën publike dhe të gjithë qytetarët bashkërisht me neve të ndihmohemi për mirëmbajtjen e higjienës publike të Qytetit të Shkupit”, pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Drejtori Murtezani tha se do të vendosen kamera vëzhguese për t’i identifikuar studentët e pandërgjegjshëm, duke paralajmëruar vënie gjobash dhe përjashtim nga konvikti.

"Shërbimet çdo ditë e kryejnë punën e tyre dhe i pastrojnë mbeturinat, ndërsa më së shumti plehra mblidhen gjatë kohës së fundjavës kur shërbimet nuk punojnë. Apeloj që të gjithë studentët të sillen në mënyrë më të ndërgjegjshme për mirëmbajtjen e higjienës dhe ruajtjes së mjedisit jetësorë”, tha Bujar Murtezani, drejtor në Konviktin “Pellagonija”.

Në këtë Konviktin banojnë rreth 1,000 studentë, të cilët ankohen për kushtet në akomodimit dhe të shërbimin në mensë. Ata, me të dëgjuar për aksionin e ndërmarrë, dje vet i kanë paraprirë pastrimit.

© ZHURNAL 12.02.2019, 15:22 | Xh.I. | 1,980 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."