Dybala, edhe më afër transferimit në Real Madrid
sport
Dybala, edhe më afër transferimit në Real Madrid

Dybala, edhe më afër transferimit në Real Madrid

Paulo Dybala është duke shkuar gjithmonë e më afër transferimit në Real Madridit, i cili mund të kompletohet gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti, pasi që nuk është i kënaqur me situatën dhe minutat e lojës në Juventus.

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, gjatë verës së kaluar, e ka ndryshuar formacionin në fazën e sulmit te kampioni italian dhe Dybala është detyruar që t’i përshtatet sistemit të ri, duke mbetur shpeshherë në stol, transmeton Gazeta Express.

Me vetëm shtatë minuta në fushë gjatë ndeshjes së fundit, kundër Sassuolos, e përditshmja spanjolle, AS, raporton se Dybala është duke u kërkuar nga ish-klubi i Ronaldos, pasi që madrilenët dëshirojnë të marrin lojtarë më të rinj në skuadrën e tyre.

AS thotë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është një adhurues i madh i Dybalas që nga momenti kur ai e shkatërroi Barcelonën para disa sezoneve. “Los Blancos” tani janë të gatshëm t’i shpenzojnë deri në 120 milionë euro për argjentinasit.

Real Madridi mund të ndeshet me Juventusit këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi që të dyja këto skuadra e kanë synim ta fitojnë titullin e kësaj gare evropiane.

© ZHURNAL 12.02.2019, 14:59 | Xh.I. | 1,538 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."