Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perendimor do të sjellë stabilitet
maqedonia
Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perendimor do të sjellë stabilitet

Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perendimor do të sjellë stabilitet

Bruksel, 12 shkurt - Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se zgjerimi i NATO-s drejt vendeve të Ballkanit Perendimor do ta përforcon Aleancën, do të ndihmon në stabilitetin e rajonit dhe do ti përforcon shtetet ballkanike të cilat do të antarësohen në Aleancën Veriatlantike, transmeton Zhurnal.

Stoltenberg para mbledhjes të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës ku për herë të parë do të merr pjesë edhe një përfaqësues nga Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e NATO-s, kujtoi në konfliktet luftarake dhe krimet e viteve të 90-ta që kanë ndodhur në territoret e Ballkanit Perendimor.

"NATO kishte rrol kyç në zgjidhjen e atyre konflikteve, në ndalimin e luftërave dhe në stabilitetin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajuese që kemi anëtare si Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja Maqedonia e Veriut", potencoi Stoltenberg.

© ZHURNAL 12.02.2019, 13:54 | Xh.I. | 945 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."