Talibanët emërojnë ekipin negociator me SHBA-në
bota
Talibanët emërojnë ekipin negociator me SHBA-në

Talibanët emërojnë ekipin negociator me SHBA-në

Talibanët njoftuan për formimin e një ekipi negociator prej 14 anëtarësh, përpara bisedimeve për paqe që do të zhvillojnë këtë muaj me të dërguarin e posaçëm amerikan për Afganistanin.

Ekipi do të udhëhiqet nga Sher Mohammad Abbas Stanikzai.

Lista përfshin edhe Anas Haqqanin, vëllain e burgosur të udhëheqësit të rrjetit Hakani, që është një fraksion i fuqishëm i talibanëve.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se Haqqani, i cili po mbahet në Kabul, “duhet të lirohet për të nisur punën me ekipin negociator”.

Megjithatë, autoritetet afgane thanë se nuk është marrë ende asnjë vendim për lirimin e tij.

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës mbi 17-vjeçare në Afganistan kanë shënuar kthesë muajin e kaluar, kur i dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar se negociatorët amerikanë dhe talibanë, pas bisedimeve në Doha të Katarit, kanë rënë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes.

Negociatorët pritet të takohen sërish në Doha më 25 shkurt.

Talibanët, tash për tash, refuzojnë të bisedojnë drejtpërdrejt me Qeverinë afgane, të cilën e konsiderojnë si “kukull” të SHBA-së.

© ZHURNAL 12.02.2019, 13:05 | Xh.I. | 580 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut