Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar më i madh për 12.2 për qind
ekonomi
Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar më i madh për 12.2 për qind

Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar më i madh për 12.2 për qind

Shkup, 12 shkurt – Republika e Maqedonisë vitin e kaluar e kanë vizituar 1.491.535 turistë të huaj të cilët kanë realizuar 3.176.808 bujtje. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve të huaj shënon rritje për 12,2 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 15,2 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar Maqedoninë e kanë vizituar 36.068 turistë të huaj, më i vizituar ka qenë Shkupi, ndërsa sipas kapaciteteve të akomodimit kanë qëndruar më shumë në hotele me katër yje ku janë vendosur 15.215 turistë, por dhe pesë yje 12.067 turistë.

Numri i turistëve në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 shënon rritje për 9,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve 9,8 për qind. Numri i turistëve vendorë në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, është rritur për 9,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 9,7 për qind.

Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, është rritur për 5,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 13,1 për qind.

Turistë më të përfaqësuar në dhjetor kanë qenë qytetarët e rajonit. Nga Bullgaria e kanë vizituar 7.541 turistë, nga Greqia 5.351, nga Serbia 3.134, nga Shqipëria 2.654, nga Turqia 2.358 dhe nga Kosova 1.725 turistë.

© ZHURNAL 12.02.2019, 13:34 | Xh.I. | 1,296 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm