Juventusi zbulon të vërtetën për kthimin e Pogbas
sport
Juventusi zbulon të vërtetën për kthimin e Pogbas

Juventusi zbulon të vërtetën për kthimin e Pogbas

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka komentuar mundësinë e kthimit të Paul Pogbës në skuadrën e “Zonjës së Vjetër”, duke thënë se nuk beson që do të ndodhë një transferim i tillë.

Pogba u transferua në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2016, pas katër sezoneve me Juventusin. Pogba kishte kaluar në Juventus nga “Djajtë e kuq” si transferim i lirë, ndërsa ishte kthyer te klubit anglez për 105 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar ishte përfolur për një transferim të mundshëm të francezit në Barcelonë, pasi marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho nuk ishin aspak të mira.

Megjithatë, tani që Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit dhe në vend të tij është emëruar Ole Gunnar Solskjaer, mediat angleze raportojnë se Pogba është i gatshëm ta rinovojë kontratën e tij me klubin anglez, përkundër që në kontratën e tij aktuale i ka edhe 2 vjet e gjysmë të mbetura.

“A do të kthehet Pogba në Juventus? Jo, në futboll nuk  mund ta dish asnjëherë, por mendoj se do të ishte shumë e vështirë”, ka thënë Paratici.

Pogba mund të takohet me ish-klubin e tij në Ligën e Kampionëve, nëse të dy këto klube kalojnë në fazën e radhës, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

© ZHURNAL 12.02.2019, 13:03 | Xh.I. | 882 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."